Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, jo rrallë herë suksesi është i lidhur edhe me fatin. Këtë e dëshmon rrugëtimi në muzikë i 25 vjeçarit nga Kosova, Edon Molla.
Ai kishte ëndërra të mëdha në basketboll dhe marketing për çka edhe mbaroi studimet, ndërsa muzikën e kishte filluar vetëm si aktivitet për të larguar stresin nga këto të dyja.
Por një takim i rastësishëm dhe i shkurtër në ashensor me yllin e muzikës Roberta Flack, i ndryshoi jetën.
Para pak muajsh këngëtari i ri Edon Molla nxorri në treg albumin e tij të parë të titulluar “Alone”. Përfundimi i këtij projekti, kërkoi punë, vullnet dhe fat.
Historia e Edonit nisë në qytetin e Prizrenit. Kur ishte dy vjeç, familja Molla vendosi të emigrojë drejt Nju Jorkut.
Në një intervistë për Zërin e Amerikës, Edon Molla rrëfeu historinë e tij.
Shikojeni intervistën: