Juventusi ka marrë një fitore të vështirë përballë Milanit, në derbin e javës së 12-të në Serie A.
‘Bardhezinjët’ triumfuan me rezultat minimal, në një ndeshje e cila nuk shkoi ashtu siç pritej.
Realizatori i vetëm i kësaj ndeshje ishte Paulo Dybala (77’), që shënoi një gol mjaft të bukur.
Argjentinasi ishte pikërisht lojtari që zëvendësoi Cristiano Ronaldon në minutën e 55’, e që ky i fundit nuk e priti aspak mirë duke ikur drejt e në zhveshtore.
Me këtë fitore Juve mban vendin e parë me 32 pikë, kurse Milan në pozitën e 14-të me 13 pikë të tubuara.