Liverpool ka marrë tri pikë të mundimshme, por shumë të vlefshme kundër Aston Villa, para derbit me Manchester City.
Liverpool vuajti shumë nga udhëtimi në Aston Villa, duke arritur që të marrë tri pikë në frymën e fundit, me rezultatin 2:1, shkruan lajmi.net.
“Redsat” gjetën vetën në disavantazh kur po luhej minuta 21’, pasi Trezeguet gjeti golin.
Barazimi i Liverpool ishte i vonshëm, në minutën e 87’, me anë të mbrojtësit Andrew Robertson.
Rezultatin dhe fatin e takimit e vendosi Sadio Mane, me golin e shënuar në minutat shtesë, për fitoren e “Redsave”.
Me këtë fitore, Liverpool mban në gjashtë diferencën me Manchester City, një javë para duelit direkt.
1:0
1:1
1:2