Phone i parë i palosshëm i Apple është tani realitet. iPhone Duo i shumëpritur doli në dyqanet në mbarë botën të premten (23 tetor), me një çmim që i afrohet 2,000 dollarëve, kërkesë të fortë dhe disponueshmëri të kufizuar.
Megjithatë, lançimi i tij nuk u shoqërua me entuziazmin që karakterizonte lançimet e mëparshme të iPhone. Nga Singapori dhe Shangai në Londër dhe Berlin, konsumatorët nxituan të merrnin në dorë pajisjen e re, por radhët që shtriheshin nëpër blloqe të tëra qyteti dhe pritjet gjatë natës ishin më të pakta se në të kaluarën , pasi shitjet po kryhen me kufizime.
iPhone Duo launch at Apple 5th Avenue with @gregjoz https://t.co/8cJByN6yZh
— Apple Hub (@theapplehub) October 23, 2026
Sipas Reuters, modeli i ri është një bast i madh për Apple, e cila po hyn në një treg ku konkurrentë si Samsung dhe Huaëei kanë pasur prej vitesh telefona inteligjentë të shtrenjtë të palosshëm. Pyetja është nëse kompania amerikane do të jetë në gjendje ta transformojë tregun relativisht të vogël për telefonat e palosshëm, siç bëri me tregun e telefonave inteligjentë kur prezantoi iPhone-in e parë.
Në të njëjtën kohë, Duo është një nga testet e para të mëdha për drejtorin e ri ekzekutiv të Apple, John Turnus, i cili më parë ishte përgjegjës për divizionin e pajisjeve dhe e prezantoi pajisjen vetëm një javë pasi mori drejtimin e kompanisë në shtator./Indeksonline/
I think I just FIXED my biggest complaint with the iPhone Duo! I’m still not a fan of Touch ID compared to Face ID, BUT you can use your Apple Watch to automatically unlock your iPhone Duo when it’s nearby! Just like unlocking your Mac with your Apple Watch. No awkward finger placement. No constantly reaching for Touch ID. Just unlock and go. This is a GAME CHANGER for the Duo experience!
— Fernando Silva (@nandoprince93) October 23, 2026
