Moti gjatë ditës së sotme pritet të jetë kryesisht i vranët, me intervale me diell në disa pjesë të vendit.
Temperaturat minimale, siç thotë Instituti Hidrometerologjik, do të lëvizin nga 2°C deri në 6°C, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë nga 15°C deri në 18°C.
Era do të fryjë nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit, me shpejtësi prej 1 deri në 3 metra në sekondë./Fokusi.info
