Majmunët në Japoni kanë gjetur një mënyrë kreative për të udhëtuar! (Video)

Një grup majmunësh që u ngjitën nëpër tela të telefonave midis shtëpive kanë lënë shumë njerëz të habitur.
Sipas mediave të huaja, bëhet fjalë për xhirime të marra në Mutsu, vend në Japoni i cili ishte mbuluar nga bora. Pamjet e jashtëzakonshme thuhet të jenë parë me miliona herë. Një grua ka thënë se majmunët herë pas here mund të shihen në këtë zonë, por kjo ishte hera e parë që ajo ka parë një skenë të tillë. Mutsu është një qytet i vendosur në Prefekturën Aomori, Japoni.

https://youtu.be/doq2DepwWIk