Të shtëna me armë në Prishtinë

Të shtëna me armë janë dëgjuar në Prishtinë, në rrugën që dërgon për Gërmi.

Lajmi është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës.

Daut Hoxha, zëdhënës i Policisë së Kosovë ka thënë se, është raportuar për të shtëna në rrugën “Nazim Gafurri” në Prishtinë, në mbrëmjen e së martës. Ai ka thënë se në lokacion ka dalë menjëherë policia dhe ka kontaktuar ankuesit të cilët janë deklaruar se janë sulmuar prej rrugës në drejtim të lokalit të tyre nga dy persona të dyshimtë, tani të njohur edhe për policinë.

Nuk raportohet për të lënduar.

“Rreth orës 20:28 është raportuar se në rrugën ‘Nazim Gafurri’ në Prishtinë ka pas gjuajtje me armë. Në lokacion ka dalë menjëherë Policia dhe ka kontaktuar ankuesit me ç’rast të njëjtit kanë deklaruar se janë sulmuar prej rrugës në drejtim të lokalit të tyre nga dy persona të dyshimtë, tanimë të njohur edhe për policinë. Nuk është raportuar për ndonjë person të lënduar, përderisa në vendin e ngjarjes janë gjetur disa gëzhoja. Policia është duke ndërmarrë veprimet e nevojshme për të sqaruar dhe hetuar rrethanat e këtij rasti”, ka thënë ai.

Shkrimtarja Mimoza Ahmeti është kthyer në një nga personazhet më të komentuar të momentit, falë paraqitjes së saj në “Ferma VIP”. Ajo ka tërhequr vëmendje me stilin dhe spontanitetin që shfaq në ekran. Gjatë qëndrimit në këtë format, Mimoza ka treguar se njeh mirë edhe muzikën moderne vendore, duke interpretuar këngë të njohura. Ajo ka shprehur pëlqim për grupin NRG Band, shkruan “Kosovarja”. Megjithatë, për këngëtarin Besnik Qaka, ajo nuk ka ditur emrin dhe e ka quajtur “miush”. Pas kësaj deklarate, këngëtari ka reaguar duke shprehur mbështetjen e tij për të në “Ferma VIP”. Why Seniors Are Snapping Up This TV Box, We Explain! Techno Mag Take A Look Inside Whoopi’s Repulsive Home, Health Trition Twin Study Reveals Why Some Women Age Faster Than Others (It’s Not What You Think) Beauty Review Magazine by Taboola