Përmes një postimi në Facebook, Presidenti i Republikës së Kosovës z. Hashim Thaçi e përgëzon delegacionin shtetëror për dialogun, për prezentim korrekt, unik dhe profesional.
“E përgëzoj delegacionin shtetëror për dialogun, për prezantimin korrekt, unik dhe profesional në Bruksel, në kuadër të fazës përfundimtare të dialogut Kosovë-Serbi. Njohja e Kosovës nga Serbia dhe anëtarësimi në Kombet e Bashkuara është objektivi ynë. Marrëveshja përfundimtare dhe gjithëpërfshirëse në mes Kosovës dhe Serbisë do të sjellë më shumë paqe e stabilitet për vendet tona dhe për tërë rajonin”. HTH
Në kohën kur delegacioni i Kosovës qëndronte në Bruksel, presidenti i vendit qëndronte në malet mes Brezovicës dhe Prevallës.
“Si gjithmonë kënaqësi e veçantë të zbuloj shtigjet e mrekullueshme të mbuluara me borë në malet mes Brezovicës e Prevallës”. HTH