Avokati i Gani Gecit konfirmon lirimin e tij nga paraburgimi pas intervistimit në Prokurori
Gani Geci është liruar nga paraburgimi, pasi është intervistuar në Prokurorinë e Shtetit lidhur me dyshimet për kanosjen e gazetarit Lirim Mehmetaj.
Lirimin e tij nga paraburgimi e ka konfirmuar për Gazetën Sinjali avokati Besnik R. Berisha.
Rasti lidhet me një postim të Mehmetajt në Facebook për deputetin Fatos Geci. Sipas dosjes së Prokurorisë, Gani Geci dyshohet se e kishte kanosur gazetarin, duke i kërkuar që ta largonte ose ta ndryshonte përmbajtjen e postimit.
