Granit Xhaka, është lojtari i vetëm me origjinë shqiptare që ia ka dalë të jetë në mesin e 100 futbollistëve me të vlefshëm në botë në algoritmin e Qendrës Ndërkombëtare për Studimin e Sportit (CIES).
Xhaka, që edhe vitin e kaluar vlerësohej si shumë i vlefshëm, më i vlefshmi ndër futbollistët me origjinë shqiptare, megjithatë ka pësuar një rënie këtë vit, shkruan Gazeta Express.