Menu Close

Kurti: Mbi 1 miliard euro investime në ushtri gjatë këtij mandati

Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se Qeveria synon të investojë mbi 1 miliard euro në ushtri gjatë këtij mandati, duke e cilësuar zhvillimin e FSK-së si prioritet.

Këto deklarata i bëri në ceremoninë e betimit të 515 rekrutëve të rinj të gjeneratës 02/2026, të cilën e cilësoi si gjeneratën më të madhe deri më tani./EO/.

Kurti tha se gjatë mandatit të kaluar buxheti i ushtrisë është trefishuar, ndërsa investimet në armatim kanë kaluar 430 milionë euro. Sipas tij, Kosova ka rekrutuar 3,220 ushtarë të rinj dhe po synon avancimin e kapaciteteve ushtarake sipas standardeve të NATO-s.

Ai bëri të ditur gjithashtu se deri në fund të vitit pritet të nisë prodhimi i municionit në fabrikën që po ndërtohet në Gjakovë.

Related Posts