Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se sot në Kosovë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të ndryshueshme.
Gjatë ditës pritet shtim i vranësirave, të cilat në disa zona mund të shoqërohen me reshje shiu.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga 4 deri në 9 gradë Celsius, ndërsa temperaturat maksimale do të arrijnë nga 14 deri në 17 gradë Celsius.
Era do të fryjë nga drejtimi i veriperëndimit, me shpejtësi prej 1 deri në 5 metra në sekondë.
