Mohamed Salah ka pësuar një rritje progresive duke u ngjitur në majat më të larta të futbollit Botëror.
“The Reds” nuk duan kurrsesi të mendojnë se mund të humbasin shërbimet e fenomenit Mohamed Salah, tek Reali i Madridit e për këtë arsye kanë deklaruar se nuk duan të negociojnë për shitjen e tij. Me pak fjalë i pashitshëm.
Për ta blinduar protagonistin e skuadrës së tyre, drejtuesit e Liverpoolit kanë përfshirë një klauzolë largimi në kontratën e tij prej 230 milionë eurosh. Mediat angleze publikojnë lajmin se Reali i Madridit do të tentojë një gjueti të vërtetë këtë merkato madje edhe me këtë vlerë.