Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se dita sot parashikohet me mot të kthjellët e vranësira të pakta. Vranësirat do të jenë mesatare kalimtare në zonën e jugut si dhe në relievet malore.
Era do të fryjë me drejtim Veriperëndim – Juglindje 1-6 m/sek, ndërsa përgjatë bregdetit deri 10 m/sek.
Valëzimi në dete parashikohet i forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 22/37 | Diell |
| Kukës | 18/33 | Diell |
| Lezhë | 22/37 | Diell |
| Dibër | 18/31 | Diell |
| Durrës | 21/35 | Diell |
| Tiranë | 23/37 | Diell |
| Elbasan | 22/38 | Diell |
| Berat | 18/37 | Diell |
| Vlorë | 21/34 | Diell |
| Korçë | 18/29 | Diell |
| Gjirokastër | 18/38 | Diell |
| Sarandë | 21/34 | Diell |













