Prishtina eliminon Vushtrrinë, kualifikohet në finale të Digitalb Kupës së Kosovës
Prishtina kualifikohet në finale të Digitalb Kupës së Kosovës në futboll, pasi që eliminoi Vushtrrinë.
Në një atmosferë fantastike që mbretëroi në stadiumin “Ferki Aliu” në Vushtrri, vendasi nga Vushtrria nuk arritën që ta eliminojnë Prishtinën.
Prishtinasit vetëm pas vazhdimeve dy herë nga 15 minuta kanë eliminuar në gjysmëfinale skuadrën e Vushtrrisë me rezultat të përgjithshëm 2-1.
Në njëzet minutshin e parë dominoi Vushtrria, por rastin më të mirë e kishte Guthier Mankenda, i cili nuk u tregua i saktë para portierit Burim Sadiku.
Për vendasit rast të mirë kishte Topalli, por i cili u tregua i ngathët para portës së portierit Beka.
Me të filluar pjesa e dytë, Vushtrria shënoi gol përmes Maxhunit, i cili realizoi në minutën e 48-të.
Deri në fund të takimit nuk pati gola dhe kështu ndeshja përfundoi me rezultatin 1-0 për Vushtrriasit, e cila gjë bëri që fituesi të mësohet në kohën shtesë prej dy herë nga 15 minutave ose prej penaltive.
Por, për këto të fundit nuk pati nevojë, pasi që mysafirët arritën të realizonin golin e barazimit përmes golashënuesit në ndeshjen e parë, Khalid, i cili realizoi gol në minutën e 98-të
Deri në fund të takimit nuk pati gola tjerë dhe kështu ndeshja përfundoi me rezultat 1-1, përkatësisht me rezultat të përgjithshëm 2-1.
Prishtina në finalen do të ballafaqohet me Vëllanimin, i cili eliminoi Drenicën.