Ambasadori shqiptar, Ridi Kurtezi ka publikuar pamjet në rrjetin e tij social në “Twitter”, ku Mbretëresha e Spanjës duket se shijon disa ushqime tradicionale shqiptare.
“Kënaqësi të mirëpres Mbretëreshën Sofia në tryezën e gastronomisë shqiptare në Madrid”, ka shkruar ai.
Ndër ushqimet tradicionale që shihen të ekspozuara janë disa lloje të ëmbëlsirave.