Një pushues ka ndërruar jetë në plazhin e Spilles. Viktima është Gjon Vuksani i moshës 73-vjeçare, ndërsa shkak dyshohet se ka qenë ataku kardiak sapo i moshuari është futur në det.
Vuksani jetonte në Tiranë ndërsa në plazhin e Spilles kishte shkuar për pushime. Kjo nuk është hera e parë që pushuesit humbin jetën në plazh si pasojë e arrestit kardiak. Kjo për shkak edhe të temperaturave të larta që janë shënuar në bregdetet shqiptare këtë vit që kanë ndikuar në përkeqësimin e sëmundjeve të zemrës.
https://www.facebook.com/ShqiptarjaCom/videos/465325817382829/