Gruaja që u vra sot në Prizren, me 15 plumba, nga burri i saj, është nëna e nënkryetares së AAK-së e këshilltare politike e kryeministrit në largim Ramush Haradinaj, Diellza Hotit. Hoti është edhe kryetare e rinisë në këtë parti, raporton Gazeta Express.
Lajmin për këtë e ka bërë të ditur vetë Hoti përmes një fotografie të cilën e ka shpërndarë në rrjetin social Instagram.
“Pusho e qetë në paqe mami jem, engjëlli jem”, ka shkruar vajza e të ndjerës.