Një gjest njerëzor: Rryma ia kishte mbytur lopën e vetme, gjendet dikush që ia fali një

Sot në fshatin Samadrexhë të Vushtrrisë ka ndodhur një ngjarje sa humanitare e solidare, aq edhe prekëse, transmeton fokusi.info.

Një familjeje nga ky fshat rryma ia kishte mbytur lopën e vetme nga e cila ushqehej familja. Këtë ngjarje ia treguan humanistit të kësaj ane, Naser Imeri, i cili pa u hamendur vendos t’ia falë kësaj familje një lopë, në mënyrë që fëmijët të mos mbesin pa qumësht.

Lajmin e ka bërë të njohur vet Naser Imeri përmes një postimi në FB.

Ja postimi i tij:

Sot me iniciativë të Gani Parduzit dhe me ndihmen e shumë njerëzve të vullnetit t’mirë, këtij vogëlushi t’mirë të familjes Maloku nga Samadrexha i dhuruam një Lopë pasi që para 3 ditëve i’a kishte mbytur rryma të vetmen Lopë që e kishte!

I juaji:Naser Imeri