Me votim të hapur nga delegatët e Kuvendit të IX Zgjedhor të LDK-së, është votuar Isa Mustafa për kryetar të Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Kjo pasi pretendenti tjetër për kryetar, ish-kryetari Fatmir Sejdiu, ka marrë vetëm 78 vota në të delegatëve.
Kjo ka bërë që Sejdiu të mos jetë kandidat, dhe rrjedhimisht, Mustafa mbeti i vetmi në garë.
Mësohet se ish-kryetari Sejdiu ka lëshuar sallën pasi nuk mori vota të mjaftueshme për të të marrë statusin e kandidatit, që duhet të jetë 50% plus 1 votë.
Procesi i Kuvendit Zgjedhor u mbajtë me dyer të mbyllura për publikun.