Deputetja e AAK-së, Time Kadriaj është e ftuara e radhës nga Gjykata Speciale.
Megjithatë, deputetja është shprehur e habitur se pse ky institucion i ka dërguar asaj një ftesë të tillë, duke bërë të ditur se në luftë ajo shërbeu vetëm si mjeke.
“Jam kontaktuar nga Gjykata Speciale për me pranu për ftesën. Diku në shtator ndoshta, por ende s’muj me dijtë. Se kam idenë. Është e befasishme kjo ftesë. Unë kam qenë një mjeke. Kjo ftesë më ka befasuar. Por megjithatë unë jam e lumtur që i kam shërbyer vendit tim, kam qenë mjeke e UCK-së. Është diçka që mburrem dhe krenohem. Është pjesa më e ndritshme e jetës time”, ka thënë ajo për Indeksonline.
Ndryshe, para kësaj jave, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ishte intervistuar nga Specialja lidhur me pretendimet për krime lufte.
Një ftesë të tillë kishin marrë edhe disa ish-komandantë të UÇK-së.