Sherr në mes qytetit, një i vrarë në Durrës

Tronditet Durrësi. Një person ka mbetur i vrarë pas një konflikti të ndodhur para pak minutash në qytetin e Durrësit.

“BalkanWeb” raporton se ngjarja ka ndodhur në lagjen 18 të Durrësit, ndërsa viktima është me inicialet F.B., rreth 40 vjeç.

Policia thotë se i vrarë me armë zjarri ka mbetur shtetasi me iniciale F.B., 40 vjeç nga fshati Shën Vlash, i cili ka ndërruar jetë në spital.

Informacion paraprak

Më datë 01.08.2019, rreth orës 12:55, në lagjen Nr.18, Durrës, persona të paidentifikuar kanë plagosur me armë zjarri shtetasin F.B.,40 vjeç, banues në Shën Vlash, Durrës, i cili u transportua në Spital ku dhe ka ndërruar jetë.
Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor ku vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Policia ka ngritur pika kontrolli dhe po punon intensivisht për identifikimin dhe kapjen e autorëve të kësaj ngjarje.