Administrata Tatimore e Kosovës, përkatësisht Departamenti i Hetimeve Tatimore dhe Inteligjencës, ka zhvilluar një aksion kontrolli/bastisje në Zubin Potok, në katër lokacione nën dyshimin se janë kryer veprimtari të kundërligjshme.
Aksioni është zhvilluar me autorizim të prokurorit.
“Sipas informacioneve të para nga tereni, janë gjetur disa dëshmi se personat dhe subjektet e caktuara, janë marrë me veprimtari të kundërligjshme – lëshimin e faturave fiktive”, thuhet në njoftimin e ATK-së.
“Gjatë këtij aksioni janë sekuestruar prova materiale, si: USB dhe dokumentacion tjetër që dëshmojnë shmangie tatimore, vlera e faturave fiktive të lëshuara dyshohet të jetë mbi 4 milionë euro”.