Një person ka vdekur si pasojë e plagëve që i ka marrë nga goditja e një veture derisa ishte në rrugë me biçikletë.
Shoferi i veturës është arrestuar për shkak të pakujdesisë në vozitje, e cila edhe solli vdekjen, transmeton Klan Kosova.
Ngjarja ka ndodhur dje në orën 16:30 në Shtime, njofton policia.
Nga lëndimet e rënda biçiklisti ishte dërguar pa shenja jete në QKUK.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.