Laboratorë për pajisjet policore për matjen e shpejtësisë dhe alkoolit te vozitësit (video)

Me disa matet shpejtësia e makinave, e me disa niveli i alkoolit tek ngasësit.

Por, saktësia e këtyre pajisjeve, më nuk do të vihet në dyshim, meqenëse nga tani e tutje, verifikimi i funksionimit të tyre do të bëhet edhe nga shteti.

Nga e marta Agjencia e Metrologjisë u bë me pajisje që mundësojnë ekzaminimin e saktësisë së vlerave matëse të tyre.

Dy laboratorët, do ta ndihmojnë shumë policinë në kryerjen e detyrës, njofton Klan Kosova.

Me këto pajisje, sipas ministrit të Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shalës, edhe qytetarët që kanë dyshime në matjen e radarëve dhe alkool testeve do të jenë më të sigurt.