Kantautori i njohur shqiptar nga Parisi vjen me “Me jetu”

Kantautori i njohur shqiptar Vlashent Sata, që vepron dhe jeton në Paris, ka sjellë për publikun mbarëshqiptar këngën “Me jetu”. Kjo këngë i kushtohet jetës së tij, por edhe flet për peripecitë dhe sakrificën e shumë personave të cilët janë detyruar të largohen nga Atdheu.

Ditëve të fundit, artisti është kthyer në Shqipëri pasi po organizon “Zâ Fest III”, një festival muzikor që do të bashkojë disa nga zërat më stil të muzikës shqiptare por edhe artistë të huaj në Theth, në datat 2, 3 dhe 4 gusht.

“Po du me jetu, vendin tem me gzu!”

https://youtu.be/XsI7vDChP9E