Përleshje në Podujevë – arrestohen katër persona

Policia e Kosovës ka arrestuar katër meshkuj të dyshuar në Podujevë, dy prej tyre me nënshtetësi të huaj, pasi që të njëjtit janë përleshur fizikisht mes vete.

Të dyshuarit kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit dërgohen në mbajtje.