​Limaj nuk pranon Qeveri teknike, flet edhe për ftesat e Speciales

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, deklaron se vendi duhet të shkojë në zgjedhje pas dorëheqjes së kryeministrit Ramush Haradinaj.

Ai përjashton çdo mundësi tjetër përveç zgjedhjeve të jashtëzakonshme, kundërshton edhe krijimin e një qeverie teknike.

Limaj në një intervistë për KosovaPress thotë se pas dorëheqjes së kryeministrit vendi është në prag të zgjedhjeve.

Partia që ai e udhëheq thotë se nuk do të bëhet pjesë e asnjë qeverie teknike, derisa potencon se vendit i duhet një qeveri e fortë dhe që është e gatshme të ballafaqohet me tema të rëndësishme