Një përleshje ka ndodhur në mes disa personave në festivalin e Birrës, BeerFest.
Për shkak të kësaj përleshje policia ka arrestuar gjashtë persona kurse një për shkak të plagëve të marra është dërguar në emergjenc, kanë treguar burimet e Indeksonline.
Përkundër këtij incidenti festivali i birrës po vazhdon të mbahet, ku i ftuar për të performuar është Alban Skenderaj.
BeerFest ka filluar gjatë ditës së sotme.