Zvarritja e qëllimshme e Thaçit

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ende nuk ka bërë asnjë hap për t’u konsultuar me partitë politike, pas dorëheqjes së kreut të AAK-së Ramush Haradinajt nga pozita e kryeministrit.

Ende nuk është bërë e ditur zyrtarisht nëse do të ketë formim të një qeverie të re, siç e lejon Kushtetuta, ose nëse vendi do të shkojë drejt zgjedhjeve të parakohshme. Njohësit e rrethanave politike vlerësojnë se kjo zvarritje e veprimit nga ana e presidentit të shtetit është duke u bërë në mënyrë të qëllimshme, shkruan sot gazeta Zëri.

Ndonëse është i thirrur për ta garantuar funksionimin e institucioneve të shtetit, presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ende nuk ka bërë asnjë hap për t’u konsultuar me partitë politike, pas dorëheqjes së kreut të AAK-së Ramush Haradinajt nga pozita e kryeministrit, shkruan sot Zëri.

Ende nuk është bërë e ditur zyrtarisht nëse do të ketë formim të një qeverie të re, siç e lejon Kushtetuta, ose nëse vendi do të shkojë drejt zgjedhjeve të parakohshme. Njohësit e rrethanave politike vlerësojnë se kjo zvarritje e veprimit nga ana e presidentit të shtetit është duke u bërë në mënyrë të qëllimshme.