Një person me inicialet F.G., rreth moshës 42 vjeçare është gjetur pa shenja jete nga familjarët e tij, sot rreth orës 10:50 në banesën e tij në lagjen “Dardania”, në Prishtinë.
Lajmin për Telegrafin e bëri të ditur, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.
Sipas tij, vdekjen e viktimës e ka konstatuar Njësia e Urgjencës në Prishtinë.
“Me datë 23.07.2019 rreth orës 10:50, në Prishtinë lagja ‘Dardania, është gjetur i vdekur personi F.G.,1977, në banesën e tij nga familjarët. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar Njësia e Urgjencës-Prishtinë”, ka thënë Krasniqi.
Krasniqi po ashtu tha se në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore.
Ndërkaq, lidhur me veprimet është njoftuar Prokurori kujdestar dhe Njësia e Hetimeve Rajonale.