Jakup Krasniqi: Lista Serbe duhet të shpallet e jashtëligjshme

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës, Jakup Krasniqi nëpërmjet një statusi në rrjetin social “Facebook” ka thënë se Lista Serbe duhet të shpallet e jashtëligjshme për shkak se ajo deri më sot është treguar anti-kushtetuese.
“Gjithashtu, si shkelës i Kushtetutës duhet të konsiderohet edhe kumbara i Listës Serbe, Kryetari i sotshëm i Kosovës, Hashim Thaçi, sipas të cilit, Serbia moti kohë përpara e ka njohur pavarësinë e Kosovës dhe i ka normalizuar marrëdhëniet mes veti”, shkruan Krasniqi.

 

Statusi i plotë i Jakup Krasniqit:

LISTA SERBE DUHET TË SHPALLET E JASHTËLIGJSHME
“Romaket e vjetër thonë: “Të gjitha rrugët të çojnë në Romë”. Edhe për sa i takon Listës Serbe, me të gjitha veprimet e saja që nga hyrja në zgjedhje e pastaj në Kuvend, krejt deri me sot, ka treguar se ka qenë dhe është antikushtetuese dhe si e tillë duhet të shpallet e jashtëligjshme. Veprimi i sotshëm kërcënues i Listës Serbe, është dëshmia më e mirë e kësaj që po e them.
Gjithashtu, si shkelës i Kushtetutës duhet të konsiderohet edhe kumbara i Listës Serbe, Kryetari i sotshëm i Kosovës, Hashim Thaçi, sipas të cilit, Serbia moti kohë përpara e ka njohur pavarësinë e Kosovës dhe i ka normalizuar marrëdhëniet mes veti. Kështu se paku ka deklaruar ai disa herë në Kuvendin e Kosovës.
Vërtetë që ka ardhur koha që edhe ushtarët e djeshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, qofshin edhe drejtuesit e saj, të mësohen se marrja e përgjegjësisë e ka edhe anën e kundërt të saj, dhënien e përgjegjësisë për veprimet apo mos veprimet e tyre. Dikush ka kontribuar dhe ka kontribuar shumë që sot e kemi Listën Serbe të Vuçiqit në Kuvend.
Nuk behet kiameti nëse të padijshmit ua lëshojnë rrugën atyre që donë e dinë ta drejtojnë vendin”.