42 aksidente trafiku brenda 24 orëve

Në 24-orët e fundit në Kosovë kanë ndodhur 42 aksidente trafiku, ku 14 prej tyre aksidente me të lënduar,  kurse në 28 aksidentet tjerë raportohet vetëm për dëme materiale.

Policia bën të ditur se ka shqiptuar edhe 1317 tiketa trafiku, për shoferët të cilët nuk kanë respektuar rregullat e komunikacionit.

Po ashtu, gjatë ditës së djeshme janë arrestuar edhe 12 persona, 8 prej tyre janë dërguar në mbajtje kurse 2 në vuajtje të dënimit.

 

Në prag të ditës së zgjedhjeve për rundin e dytë në Prizren, Lidhja Demokratike e Kosovës ka bërë thirrje për mobilizim të plotë të strukturave dhe mbështetësve të saj, në përkrahje të kandidatit për kryetar të Prizrenit, Shaqir Totaj, në kuadër të marrëveshjes së bashkëqeverisjes LDK–PDK. “Nesër është dita vendimtare për ta dëshmuar angazhimin tonë në kuadër të marrëveshjes së bashkëqeverisjes LDK–PDK, dhe për ta mbështetur z. Totaj për kryetar të Prizrenit,” thuhet në njoftimin e LDK-së. Subjekti ka kërkuar nga të gjitha strukturat që të jenë të pranishme dhe aktive gjatë gjithë ditës së zgjedhjeve. “Ju lusim që gjatë ditës së nesërme të aktivizoheni maksimalisht, të kontaktoni kryesitë e nëndegëve dhe përkrahësit tanë, dhe të sigurohemi që çdo votë e jona të jetë e pranishme dhe e numëruar,” theksohet në njoftim. Në fund, LDK ka përcjellë një mesazh të qartë për unitet dhe bashkëpunim: “Ky është momenti për angazhim dhe për fitore të përbashkët. Fitore✌️”