Një pacient ka sulmuar mjekët brenda një ambulance kur ata ishin duke i ndihmuar.
34 vjeçari Methju Fealey ka sulmuar stafin e ambulancës pasi ata ishin munduar të ndihmonin atë në Nottingham të Anglisë.
Pasi që goditi njërin prej mjekëve, stafi reagoi shumë shpejt dhe rrëzoi pacientin deri sa ai u qetësua.
Policia ka arrestuar pacientin pasi ka marrë pamjet dhe pastaj ai është dënuar me 17 muaj burgim nga prokuroria.
Heath Ismay, njëri prej stafit të ambulancës tha që ishte i shokuar nga ngjarja.
“Askush nuk duhet të përballet me këso gjëra në punën e tij. Nuk është e pranueshme”, ka thënë ai.