Partia Demokratike është në kulmin e betejës së saj politike, ku duket se po del e humbur pasi zgjedhjet e 30 qershorit do të zhvillohen sepse Kolegji Zgjedhor rrëzoi dekretin e Presidentit Ilir Meta.
Por duket se Lulzim Basha do ta drejtojë i vetëm ‘revolucionin’ anti-Rama, pasi 4 ditë para zgjedhjeve e ka braktisur “babai” i tij politik, Sali Berisha.
Ish-kryeministri në një video ekskluzive të Gazeta SHQIP shihet duke u larguar nga Shqipëria me një avion të “Austria Airlines”.
Destinacioni i kryerevolucionarit që donte me çdo kusht “kokën” e Ramës është Vjena, ku shkon shpesh për t’u relaksuar.
Berisha ka mbledhur kështu plaçkat duke braktisur kauzën dhe protestuesit e PD, dhe po ikën urgjentisht për arsye të panjohura drejt kryeqytetit austriak.
Në video ish-kryeministri shihet se është i pashoqëruar nga askush dhe del nga një furgon, që duhet të jetë venë posaçërisht në shërbim të tij./Gazetashqip
https://youtu.be/U1rbPE-9ZWE