Ky do të jetë formacioni i Kosovës ndaj Madagaskarit (Foto)
Përfaqësuesja e Kosovës do të zhvillojë ndeshjen e parë miqësore të vitit sot ndaj Madagaskarit.
Kjo është ndeshja e parë nën drejtimin e trajnerit Challandes. Përfaqësuesja e Kosovës do të luajë për fitore kundër Madagaskarit, në miqësoren e parë të marsit.
Në listën e publikuar dje, u panë disa emra të rinj, si: Idriz Voca, Gjelbrim Taipi dhe Edon Zhegrova.
Challandes njihet për dashurinë që ka ndaj Zvicrës, andaj shumica e futbollistëve që vijnë nga Superliga zvicerane priten të jenë startues në ndeshjet miqësore.
Më 24 mars Kosova ballafaqohet me Madagaskarin, kurse më 27 mars do të luajë kundër Burkina Fasos. Që të dy ndeshjet do të zhvillohen në Francë.