Teksas: Gëzim Pollozhani, zgjidhet Drejtor i Bordit të Shoqatës Policëve në Fort Worth

Gëzim Pollozhani nga Struga zgjidhet drejtor i bordit të Shoqatës së Policëve në Dallas të Teksasit.
Qendra Kulturore Shqiptaro-Amerikane, njofton se Sekretari i Këshillit të kësaj Qendre, është zgjedhur duke u betuar në flamurin e SHBA, Drejtor i Bordit të Shoqatës Policëve të kantonit Fort Worth – Dallas, në Teksas, informon INA.
Në një mesazh elektronik shpërndar në llogarinë e saj në rrjetin social Facebook, “Albanian American Culture Center”, dëshiron të falënderojë dhe urojë sukses sekretarit të kësaj qendre.

“Sot, Gezim Pollozani, Sekretari ynë i Qendrës Kulturore Shqiptaro-Amerikane u betua si Drejtor i Bordit të Shoqatës Policëve të Fort Worth. Çfarë është një arritje dhe nder që një anëtar i komunitetit tonë te mrekullueshëm, bëhet i pari drejtor i uniformave blu të Bordit të Shoqatës Policëve,” thonë ata duke i deshiruar atij të gjitha te mirat dhe fat në detyrën e tij të re me shoqatën e policve” shkruan Qendra Kulturore Shqiptaro-Amerikane. (Beqir SINA)

Image