Argjentina e ka siguruar kalimin në fazën e mëtutjeshme të Kupës së Amerikës.
Kjo pasi, Messi me shokë mposhtën Katarin me rezultat 0 – 2.
Argjentina kaloi në avantazh shumë shpejtë, ku pas një gabimi amatoreskt të mbojtjes së Katarit, Lautaro Martinez e shfrytëzoi dhe shënoi golin e epërsisë në minutën e 4-të për 0 – 1.
Rezultati përfundimtar u vulos tetë minuta para fundit, kur një depërtim i bukur i Kun Agueros në minutën e 82-të i siguroi Agjentinës përfundimisht plasmanin në raundin tjetër të Kupës së Amerikës.
Në anën tjetër, në ndeshjen tjetër të grupit B – Kolumbia arriti fitore minimale ndaj Paraguajit dhe përfundoi në vendin e parë në grup me 9 pikë, e ndjekur nga Argjentina me 4 pikë, ndërsa paraguajanët bien në pozitën e tretë, por kanë ende shpresa për kualifikim.
Goli i Martinez:
https://streamable.com/ovr6d
Goli i Aguero-s
https://streamable.com/mrsmq