Ja çka thotë Haradinaj për mundësinë e shkarkimit edhe të zyrtarëve të AAK-së me aktakuza

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka deklaruar se çdo parti i merr vendimet e veta dhe të njëjtat nuk “duhet të ndikojnë tek partitë e tjera”, teksa ka reaguar ndaj vendimit të PDK-së për shkarkimin e zyrtarëve të korruptuar të saj.

Haradinaj ka lënë të nënkuptohet se AAK nuk do të marrë një vendim të njëjtë sikurse PDK.

“Çdo parti i ka arsyet e veta pse merr vendime. Unë marrë përgjegjësi për partinë time, por të gjitha partitë dallojnë sepse i kanë specifikat e veta dhe mënyrën e tyre të punës. Për shembull, në Aleancë, është e vetmja parti që ka paraparë kodin etik”, ka thënë Haradinaj.

“Ne nuk e ndërlidhim asnjë veprim tonin me partitë e tjera politike sepse secila parti ka mënyrën e vet të funksionimit”, ka deklaruar Haradinaj.