Reshjet e shiut kanë bërë që shumë qytete të Kosovës të vërshohen nga uji sot.
Zakonisht njëra prej komunave që preket më së shumti nga vërshimet është ajo e Rahovecit, e këto reshje po janë mjaft të rrezikshme edhe për qytetarët.
Në këtë video të publikuar në Facebook shihet se si “rrëmbehet” një person nga uji.
Kujtojmë se reshjet e shiut do të vazhdojnë deri në fund të javës.