Stuhia e fuqishme “Friederike” ka shkaktuar vdekjen e të paktën 11 personave në Evropë. Autoritetet gjermane konfirmuan se ka shkuar në 8 numri i personave që humbën jetën nga erërat me shpejtësi deri në 200 kilometra në orë.
Ndërsa, tre vetë vdiqën në Holandë dhe Belgjikë në aksidente të shkaktuara nga stuhia.
Holanda dhe Gjermania kanë ndërprerë një pjesë të rëndësishme të shërbimeve të transportit me tren si pasojë e përkeqësimit të kushteve në vend. Gjithashtu, një pjesë e madhe e aeroporteve kanë pezulluar fluturimet e tyre mes shqetësimeve për sigurinë e pasagjerëve. Ndërkohë mësohet se stuhia ka lëvizur në lindje në Poloni. /intv.al/