Lajm i mirë nga QKUK: Edhe një shtatzëni e konfirmuar përmes IVF-së

Një tjetër shtatzëni është konfirmuar përmes procedurës së fertilizimit të asistuar mjekësor (IVF) në Klinikën e Gjinekologjisë të QKUK-së.

Lajmin e ka bërë të ditur gazetarja e Klan Kosovës, Arbreshë Uka duke iu referuar burimeve, e cila ka raportuar se shtatzënia është konfirmuar sot, njofton .

Edhe dy shtatzëni të tjeja janë konfirmuar javën e kaluar pas procedurave të fertilizimit të asistuar (IVF), të realizuara në Klinikën e Gjinekologjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).