Haxhi Gojnovci, 59-vjeçar dhe punonjës i KEK-ut, humbi jetën më 16 gusht pas një aksidenti në vendin e punës, në zonën e ekskavatorit.
KEK-u ka konfirmuar rastin, ndërsa Sindikata e Re e KEK-ut ka ngritur shqetësimin për rritjen e aksidenteve fatale dhe kushtet e vështira të punës.
Kjo sindikatë ka kërkuar përmirësimin e kushteve dhe zëvendësimin e pajisjeve të vjetruara, duke theksuar se ky është rasti i tretë fatal brenda një viti në këtë divizion.
Varrimi i Gojnovcit është bërë të hënën në orën 19:00, në Grabovc të Fushë Kosovës.
Për më shumë ndiqeni kronikën më poshtë:









