Real Madrid ka rikthyer interesimin për talentin e AZ Alkmaar, Kees Smit. 20-vjeçari holandez, i përmendur prej dy vitesh në lajmet e merkatos, ka kaluar një vit të shkëlqyer, duke krijuar reputacionin e një prej talenteve më premtues në Europë.
Interesimi i “Los Blancos” vjen pas vendimit të Rodrit për të refuzuar Real Madridin dhe për t’iu bashkuar Barcelonës. Fillimisht u raportua se madrilenët nuk do të riktheheshin në treg për një alternativë tjetër në mesfushë, por situata duket se ka ndryshuar, me Kees Smit që tashmë është rikthyer në listën e dëshirave të klubit spanjoll.









