Sot, më 17 gusht, do të varroset Haxhi Gojnovci, punëtori i cili ka vdekur dje në vendin e punës.
Sipas njoftimit të Sindikatës së Re – KEK, ceremonia e varrimit do të mbahet në orën 19:00, në fshatin Grabofc.
Haxhiu u nda nga jeta në krye të detyrës, në vendin e tij të punës, duke lënë pas dhimbje të madhe te familja, kolegët dhe të gjithë ata që e njohën”, thuhet në njoftimin e sindikatës.
U lëndua rëndë në vendin e punës, vdes punëtori i KEK-ut
Sindikatës së Re – KEK i ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjes Gojnovci, të afërmve dhe kolegëve të të ndjerit.
Pusho në paqe, Haxhi! Qofsh banor i Xhenetit!”, thuhet në mesazhin e lamtumirës.









