Policia e Shqipërisë ka dhënë detaje të reja pas arrestimit të të shumëkërkuarit, Ylli Zalla.
Sipas njoftimit, operacioni “Fundi i Arratisë” është zhvilluar nga Forcat Speciale RENEA, Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, strukturat operacionale të DVP Tiranë dhe Komisariati i Policisë në Krujë.
“Gjatë operacionit, në Krujë, u kap personi shumë i kërkuar Ylli Zalla, i cili kishte mundur t’i shpëtonte disa herë Policisë. Në kuadër të operacionit “Fundi i Arratisë”, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar 49-vjeçarin në një zonë të pyllëzuar. Në momentin e kapjes, atij iu gjet dhe iu sekuestrua një armë zjarri kallashnikov dhe 3 krehra.”, thuhet në njoftim.
Ndërkaq, muaj më parë, në banesën e tij është gjetur një arsenal armësh, lëndësh plasëse, armësh zjarri dhe municioni. /









