Policia e Kosovës ka realizuar 125 urdhëresa të gjykatës gjatë javës së kaluar në Rajonin e Prishtinës, në aksione të zhvilluara në lokacione të ndryshme.
Nga këto, 45 urdhëresa kanë qenë për vepra penale, ndërsa të tjerat për kundërvajtje, seanca dhe verifikime.
Sipas Policisë, personat e dënuar me burgim janë dërguar për vuajtje të dënimit, ndërsa të dënuarit me gjobë janë liruar pasi kanë përmbushur obligimet e përcaktuara.
Gjatë së njëjtës periudhë, në Rajonin e Prishtinës janë sekuestruar edhe 21 armë zjarri, prej tyre 8 në ahengje familjare.
“Në po të njëjtën periudhë kohore, kanë rezultuar me shqiptimin e 4179 masave administrative me gjobë për lloje të ndryshme të kundërvajtjeve dhe shkeljeve të kodit rrugor, prej tyre 566 të evidentuara nga vetura inteligjente dhe vetura me radar mobil”, thotë PK. /









