Xabi Alonso, ish-trajneri i Bayer Leverkusen dhe Real Madrid, u prit ngrohtë nga tifozët e Chelsea, teksa drejtoi ndeshjen e tij të parë në “Stanford Bridge”, me “blues” që mundën 3-1 Real Societad në miqësoren e fundit.
“Ishte emocionuese të ndieja herën time të parë në shtëpinë e re. Një pritje e shkëlqyer nga mbështetësit për ekipin dhe stafin e ri, edhe unë. Shumë i kënaqur. Ne duam të krijojmë lidhje të mira dhe të kemi atë mbështetje”, tha Alonso.
Më tej, spanjolli sqaroi: “Ne duam t’u japim atyre futboll të mirë në mënyrë që ata të na japin energji dhe ne të lidhemi. Të kesh një atmosferë të mirë këtu në stadium do të jetë një nxitje e madhe për ekipin.”
Në fushë, të gjithë sytë ishin te Morgan Rogers pas transferimit të tij rekord britanik prej 117 milionë stërlinash nga Aston Villa. Sulmuesi i ri nuk zhgënjeu, duke gjetur portën vetëm 11 minuta pas debutimit të tij duke goditur topin nga afër.
Alonso shpjegoi rëndësinë e stërvitjes, duke deklaruar: “Ishte një ndeshje shumë e mirë e fundit përgatitore. Për disa lojtarë ishte e para dhe e fundit. Për ne, pati disa gjëra të mira, disa gjëra që mund t’i përmirësojmë”.
“Është normale në këtë moment për disa lojtarë të mos jenë në 100% të formës. Ishte shumë mirë që e kishim të gjithë ekipin së bashku. Disa prej tyre pas tre ditësh mund të luanin për 60 minuta. Ishte prova e fundit”, tha spanjolli.







