Aleanca paralajmëron kallëzim penal për emërimet dhe komisionet e formuara nga Qeveria

Aleanca ka paralajmëruar kallëzim penal ndaj Qeverisë në detyrë për emërimet dhe formimin e komisioneve në mbledhjen e fundit.

Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri, në një konferencë për media, ka akuzuar Qeverinë në detyrë se po merr vendime jashtëligjshme.

“Këto vendime të jashtëligjshme duhet të anulohen menjëherë. Ndërsa këta anëtarë të komisioneve që marrin pjesë në një procedurë të jashtëligjshme duhet të kenë shumë kujdes, sepse Aleanca këtë çështje do ta ngrejë në prokurorinë përgjegjëse, duke e trajtuar këtë temë përmes një kallëzimi penal”, tha Tahiri. /