Një burrë është arrestuar në Shtërpcë pasi, nën ndikimin e alkoolit, dyshohet se ka sulmuar zyrtarët policorë gjatë detyrës.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, i dyshuari kishte demoluar dhe dëmtuar edhe derën e një zyre në stacionin policor, me ç’rast kishte pësuar lëndime trupore.
Të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor, thotë Policia.
“Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”./








